Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ka qenë fort i veçantë.

Pas kthimit nga ShBA ku ishte bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kreu i qeverisë kosovare, ndër të tjera tha se vizita atje ishte e shkëlqyer dhe e frytshme.

“Ishte vizitë e shkëlqyer dhe shumë e frytshme, në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me ShBA, programin kompakt me MCC në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë, dhe në anën tjetër takimi tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin tonë me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Në programin kompakt siç e kemi shpjeguar bashkë me ministrin Artane Rizvanolli parashihet një grant prej mbi 200 milionë dollarë, pra s’është kredi që duhet të kthehet, por grant që i jepet vendit tonë”.

Kryeministri shtoi se SHBA e vlerësojnë lart progresin në Kosovë.

Ai përmendi edhe dialogun me Serbinë dhe tha se duhet të normalizohen marrëdhëniet pasi mes dy shteteve nuk janë marrëdhënie normale.

“Kosova është shtet normal, por marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale. Këtë marrëdhënie që nuk e kemi normale me Serbinë, duhet ta normalizojmë, e me SHBA pajtohemi që të arrihet marrëveshje e plotë që në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti.

/TV Malisheva

Share.