Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia bën me dije përmes raportit, se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Klinë, 04.08.2022-09:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shtetase e Republikës së Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Malisheva