Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lipjanin pak para mesnatës ku si pasojë e të shtënave në një lokal ka mbetur i vdekur një person ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ndërsa policia tha se informatën e kanë marrë në ora 23:40.

“VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj shtetas të Republikë së Kosovë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport

/TV Malisheva

Share.