Një person është arrestuar në Gjakovë mbrëmë rreth orës 21:00, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin po ashtu është realizuar bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje & armëmbajtje pa leje
“Gjakovë 21.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase nga Republika e Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin po ashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Malisheva