Katër persona janë arrestuar dhe dhjetë të tjerë janë shoqëruar në stacionet policore gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19.
Sipas Policisë, në Gllogoc është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Një tjetër është arrestuar në Prishtinë, një në Malishevë dhe një në Pejë. Ky i fundit është arrestuar pasi në lokalin e tij afarist kishte lejuar të qëndronin disa persona të cilët i kishte shërbyer me kafe.
Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
Sipas Policisë, dy persona janë shoqëruar në stacionin policore në Gllogoc, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Pastaj, dy nga Prishtina, një nga Ferizaj, një mashkull dhe një fem r në Suharekë, dy në Prizren dhe një në Leshak të Leposaviqit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt