Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është befasuar me veprimin e presidentit Hshim Thaçi, pasi që ka prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt dhe jo atij.

Bahtiri ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk e ka kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt.

“Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi. Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’iu qëndruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën”, ka shkruar ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit.

Ky kallëzim penal ndërlidhet me deklaratën e Agim Bahtirit, e cila nga ana e presidentit Thaçi është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës, dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe nxitje e përçarjes dhe mos durimit

Share.