shpërndaje Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm do të qëndrojë në Gjilan. Kurti do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. Takimi i tyre do të mbahet në Qendrën Operative Emergjente te kampusi i shkollave të mesme.