Familjarë të pacientit Shaban Murati, i cili vuan nga insuficienca renale e veshkës dhe ndodhet në hemodializë, kërkojnë ndihmë urgjente nga dhuruesit vullnetarë të gjakut që posedojnë grupin AB pozitiv.
Agim Murati, familjar i pacientit, ka bërë të ditur se nevojiten dy doza gjaku dhe ata që kanë mundësi të lajmërohen nesër në Prizren, duke kontaktuar në numrin e telefonit +38349737906 ose të shkruajnë direkt në llogarinë e tij në Facebook.
“Ju lus, kush e ka grupin e gjakut AB pozitiv dhe ka mundësi të jep ndihme, të lajmërohet për nesër në Prizren. Na duhen dy doza. Ju falënderojmë paraprakisht”, ka thënë Murati