Ka ndërruar pak më parë jetë ngasësi i motoçikletës, në Gjilani, i cili ishte aksidentuar nga një veturë.

IndeksOnline mëson se D.Huruglica, nuk mundi t’i përballoj lëndimeve të marra nga ky aksident dhe se pak më parë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë IndeksOnline kishte raportuar më parë për aksidentin e këtij të riu, ndërsa nga policia ishte konfirmuar vetëm lëndimi i tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për IndeksOnline se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.

“Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Hashani Në vendin e aksidentit janë parë tani edhe njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut. /Tv Malisheva

Share.