Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar kryesitë e fshatrave Studençan, Samadraxhë dhe Dobërdelan, të cilët i ka njoftuar me situatën aktuale me COVID-19.

Muharremaj shkruan në Facebook se në këto takime është biseduar për mundësitë e veprimit nga institucionet shëndetësore dhe ka kërkuar që të respektohen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Suharekës dhe organeve të sigurisë lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ndryshe, personi i fundit i infektuar nga Semetishti në Suharekë ka pasur kontakte të shumta me qytetarët nga fshati i tij, e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani

Share.