Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullim të qytetarëve dhe automjeteve private.
Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.
Postimi i plotë i Xhafer Gashit në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Obiliqit
Sapo morëm vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.
Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e ndërmarra, të evitojnë daljet e shpeshta dhe të qëndrojnë në shtëpi