Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 134 persona për shkelje të orës policore.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, janë regjistruar 172 shkelje të orës policore në tërë territorin e këtij shteti.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit nuk është marrë asnjë vendim shtetëror për izolim të personave.

Prej 1.799 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19, shkruan Alsat.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur shtatë persona./ Tv Malisheva

Share.