Ka arritur në 467 numri i rasteve të identifikuara më Covid 19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë te ditur se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 21 raste të reja.

“Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara prej të cilëve 467 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19”, ka thënë drejtoresha e Institutit te Shëndetit Publik, Albana Fico.

Sipas shpërndarjes gjeografike, aktualisht Tirana ka 221 raste të infektuara, në Durrës janë 42, në Lushnjë 6 raste, Elbasan 15 raste, Fier 32 raste të prekura, Kavajë 8 raste, Rrogozhinë 4 raste, Korçë 17 raste, Vlorë 5 raste, Shkodër 70 raste të prekura, Lezhë 14 raste, Berat 2 raste, Has 13 raste, Krujë6 raste, Tropojë 4 raste, Pukë 5 raste, Mirditë 3 raste./ Tv Malisheva

Share.