Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se janë konfirmuar 26 raste të reja me Covid-19, nga 330 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Gjithashtu u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët janë kuruar në kushte shtëpie, duke e bërë kështu 44 numrin e pacientëve të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kumanovë janë regjistruar 11 raste pozitive, 4 në Shkup, 4 në Tetovë, 3 në Prilep 3, 2 në Veles, dhe nga një rast në Koçani dhe Probishtip.

Numri i personave të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 854.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup./Tv Malisheva

Share.