Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari R.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi do ta merr formën e prerë. I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë e cila përmes komunikatës ka theksuar se në tetor të vitit 2021 në pompën e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 26 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari R.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi do ta merr formën e prerë. I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale.

Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompën e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/TV Malisheva

Share.