Bizneset dhe supermarketet në komunën e Skenderajt janë duke zbatuar me përpikëri masat mbrojtëse kundër koronavirusit.
Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se bizneset dhe supermarketet po zbatojnë urdhëresën e tij në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke dezinfektuar karrocat dhe shportat pas çdo përdorimi nga konsumatorët.
“Vetëm kështu duke iu përmbajtur rregullave, vendimeve e rekomandimeve ne mund të tejkalojmë me sukses këtë situatë. Çdo urdhëresë apo vendim që jemi duke marrë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tonë. Të bashkuar do t’ia dalim! Panik JO, kujdes PO”, shkruan Jashari në Facebook