Qeveri antikushtetuese
Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë. Pasi dështuan plotësisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, qeveria zgjodhi mbajtjen e pushtetit duke shkelur kushtetutën sesa të marrin masat e duhura për të ruajtur shëndetin publik e qytetarëve të saj.
Shkelja e kushtetutës për herë të dytë me të njëjtin vendim është i papranueshëm. Një gjë e tillë, në këtë kohë të rrezikshme e vitale për shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë e pranueshme e as e tolerueshme.Shkruan, Dardan Molliqaj në rrjetin social, facebook/ Tv Malisheva

Share.