Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë që të enjten Këshilli i Sigurimit do të vendosë për zgjatjen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai vlerëson se do të shpallën edhe 30 ditë te reja të gjendjes së jashtëzakonshme, marrë poarasysh situatën me koronavirus.

Megjithatë, sipas tij, vendimi do të shqyrtohet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kur edhe skadojnë 30 ditët nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme./Alsat

Share.