Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr rezolutën për pako emergjente, pasi sipas tyre nuk ka pajtueshmëri që të futen në rend të ditës dy projektligjet e propozuara nga ta. Mbi bazën e kësaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e mbylli seancën.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha pasi nuk ka vullnet nga partitë politike, duhet të ketë edhe përgjegjësi.
Hamza: Ne e tërheqim rezolutën pasi nuk ka pajtueshmëri për projektligjet
“Duke e parë situatën që nuk ka vullnet dhe kur nuk ka vullnet atëherë ka edhe përgjegjësi. Ne si grup parlamentar i PDK-së duke ditë, se qëllimi i rezolutës ka qenë deri tek ligjet. Krijimi i bazës legale. Ne bazuar edhe në nenin 56 paragrafi 5 sipas të cilit propozuesi mund të tërheq projekt-ligjit gjatë shqyrtimit në kuvend deri para votimit. Derisa të njëjtat rregulla vlejnë edhe gjatë mocionit përmbajtjesor ne e tërheqim pasi nuk ka pajtueshmëri që këto projektligje të propozuara të futen në rendit të ditës dhe të trajtohen dhe aprovohen nga ky kuvend“, tha Hamza
Ai tregoi edhe cilat kanë qenë qëllimet e kësaj rezolute dhe projektligjeve.
Hamza: Qëllimi ka qenë që të ndihmohen dhjetëra-mijëra biznese
:
“Qëllimi ka qenë që të ndihmohen dhjetëra-mijëra biznese. Qëllimi që të ndihmohen qindra mijëra që përfitojnë nga përkrahja përmes pagesave që bëhen nga buxheti i Kosovës. Të përkrahen komunat e Kosovës në një situatë të jashtëzakonshme që është lufta kundër pandemisë. Të përkrahen komunitetet jo shumicë dhe gjitha kategoritë tjera“, tha ai.
Kryeparlamentarja e ritheksoi se në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të futen pika të reja në rendin e ditës