Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk i kanë të qarta të gjitha detajet e vendimit të qeverisë rreth kufizimit të lirisë lëvizjes. Ai ka shkruar edhe qytetarët kanë shumë paqartësi dhe se kanë nevojë të flasin me institucionet.
Sot, Ahmeti ka bërë të ditur që e kanë vënë në dispozicion një numër telefoni dhe një email për qytetarët që të drejtohen për paqartësitë dhe brengat e tyre.
Tani, Ahmeti ka shkruar se gjatë ditës kanë pranuar qindra thirrje dhe email, dhe se kanë kërkuar ndihmën e zyrtarëve dhe vullnetarëve në mënyrë që të shtohen numrat e telefonit dhe adresat zyrtare që do të jenë në dispozicion 24 orë.
Ky është shkrimi i Ahmetit në faqen e tij në facebook:
Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qyt etarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione.
Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve.
Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm.
Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë./ Tv Malisheva