Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot në orët e pasdites në kujdesin intensiv ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Në njoftim thuhet se e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky është njoftimi i Klinikës Infektive:

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë me Covid-19 në Kosovë./ Tv Malisheva

Share.