Kryetari i Malisheves, Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook, ka njoftuar që për dy ditë radhazi, së bashku me të parin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi vizituan Komunën e Tetovës, dhe më pas, me kryetarin e saj, Bilall Kasami, vazhduan këtë udhëtim drejt  Pogradecit, që drejtohet nga Ilir Xhakolli.

”Diskutimet e shumta, shkëmbimi i përvojave, debatet tejet pozitive për çështjet që na bashkojnë, ishin pikat kyçe që e shoqëruan këtë vizitë, dhe për këtë një mirënjohje të thellë meriton edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si bartës kryesor i këtij organizimi”  /TV Malisheva

Share.