Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e dyshimtë të një personi në Vushtrri.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës ishte parë afër urës së lumit në fshatin Vernicë të Vushtrrisë.

Aty thuhet se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/TV Malisheva

Share.