Me lehtësimin e masave në fazën e dytë nga Qeveria e Kosovës, gjatë së hënës ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve të trafikut urban me rregulla të posaçme kundrejt qytetarëve.Kurse mbetet brengosëse mosfillimi i punës së trafikut ndërurban, i cili vlerësohet se ka pasur humbje të mëdha pas dy muaj izolim.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për Ekonomia Online ka shpalosur rregullat që duhet ndjekur qytetarët që shfrytezojnë trafikut urban.Nushi deklaroi se nga 20 udhëtar të cilët mund të hyjnë në autobusë, duhet të jenë të pajisur me ID kartela, kurse për qytetarët tjerë do të jetë sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit.
“Prej ditës së sotme kemi hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, e që nënkupton hapje më të madhe të bizneseve, gastronomisë, trafikut urban, ndërurban, stomatologjisë dhe bizneseve tjera. Trafiku urban ka filluar funksionimin me përkufizimeve”.
“Më shumë se 20 udhëtar nuk mund të hipin, nuk mund të hipin pa maska, mund të hipin vetëm me ID kartel të punës ku punojnë. Po ashtu edhe qytetarët që e kanë periudhën e lëvizjes prej dy orësh”, tha Nushi.Nga sot është paraparë të fillojë punën edhe trafiku nderuban, por që ende nuk ka asnjë informacion pse nuk është funksionalizuar ende.Nushi tha se është shqetësuese për komunën, pasi siç potencoi ai Stacioni i Autobusëve nuk mund të funksionoj pas shërbime.Ai njoftoj se komuna ka ndarë 80 mijë euro për pagat e punëtorëve të Stacionit të Autobusëve, deri për muajin maj ende nuk është definuar ndonjë zgjidhje
.“Në anën tjetër e kemi trafikun ndërurban për të cilët kërkohet leje e veçanta sipas ligjit për trafikun rrugor sipas nenit 25, kush ka të drejtë të marr leje të veçanta. Nuk ka asnjë informacione shtesë nga MEPTINIS se kush ka të drejtë të merr leje të veçanta, përveç sipas nenit, i cili saktëson që ajo leje duhet të kërkohet nga operatori ekonomik”
.“Deri me tani isha në komunikim me stacionin e Autobusëve nuk ka asnjë lëvizje deri me tani. Është e çuditshme mos dhënia e ndonjë informacionit nga ministria.Po presim sot e nesër të shikojmë se si do të vazhdoj puna me trafikun ndërurban. Prej 2 qershorit kur hynë në funksion faza e tretë e masave lehtësuese kur bëhet hapja komplete me masat kundër pandemisë”.
“Është brengosëse për komunën, stacioni i Autobusëve është ndërmarrje publike që dy muaj nuk kanë asnjë shërbim. Muajin e kaluar ne e i kemi subvencionuar me 80 mijë euro për ti paguar pagat e punëtorëve, kurse sa i përket këtij muaj jemi në diskutime nëse mund të bëjmë zgjidhje”, u shpreh Nushi.Po ashtu sot ka filluar të rihapet edhe sektori i gastronomisë, për të cilin Nushi tha se secila kafiteri e ka për obligim të paraqes se sa metra katror e ka lokali dhe cili është numri maksimal i qytetarëve që mund të futet për të marr shërbime.
“Pjesa e gastronomisë hynë në pjesën me një kufizim të madh, kanë të drejtë të shërbejnë qytetarët vetëm me produktet merre me vete. Qytetarët të respektojnë këto masa, edhe për biznese do të jetë e vështirë një funksionim i tillë. Por secili biznes ka për obligim para hyrjes në objektin e tyre të paraqes se sa metra katror e ka lokali dhe cili është numri maksimal i qytetarëve që mund të futet për të marr shërbime”, shtoi ai.Mes tjerash, nënkryetari i komunë së Prishtinës, ka folur edhe për gjendjen e të infektuarve në këtë komunë, për të cilën tha se është e menaxhueshme.
Derisa kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKShP-së, raporton EO.“Deri me tani janë 81 persona të infektuar, prej tyre dy raste me fatalitet, 12 raste aktive dhe 67 raste të shëruara. Situata është e menxhueshme në katër ditët e fundit kemi pasur vetëm dy raste të infektimit, një ka qenë një foshnjë e porsalindur në klinikën private ‘Sirona’ dhe rasti i mbrëmshëm nga kompania Treepharm”./Tv Malisheva