Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti sot të takim kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashi, me të cilin diskutuan për realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Dumoshi siguroi kryetarin Gashi se MKRS do të përkrahë komunën e Obiliqit, përmes investimeve në projekte konkrete në kulturë e rini.

“Unë si ministre dhe MKRS-ja do t’u gjendemi pranë të gjitha komunave të Kosovës pa përjashtim në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore që kemi, duke bërë investime të shumta kapitale dhe në përkrahje të drejtpërdrejtë në ngritje të cilësisë në kulturë, trashëgimi kulturore, rini e sport”, tha ministrja Dumoshi.

Ndërsa, kryetari Gashi e falënderoi ministren Dumoshi për gatishmërinë e shprehur për ta përkrahur Komunën e Obiliqit, duke thënë se Obiliqi ka nevojë që të investohet më shumë në këtë komunë në projekte infrastrukturore./Tv Malisheva

Share.