Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot (28 maj) do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, mbledhja do të mbahet me këto pika rendi të ditës.

1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike;

– Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike;

– Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit;

– Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;

3. Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;

4. Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm;

5. Të ndryshme./Tv Malisheva

Share.