Në Komunën e Klinës prej 40 ditësh nuk janë paraqitur më raste të reja me COVID-19.Kryetari Zenun Elezaj thotë se pacienti i fundit nga me COVID-19 nga Klina është shëruar me 4 maj.
Elezaj thotë se situata është menaxhuar mirë dhe qytetarët kanë qenë të kujdesshëm.“Sot jemi të qetë sa i përket coronavirusit”, tha ai.
Kryetari i Klinës përmend edhe testimet e rasteve të dyshuara.Ai thotë se janë testuar edhe lojtarët e klubit futbollistik “Dukagjini” por edhe vet ai si kryetar.
“Kam qenë i ftohur. Kam pasur temperaturë dhe të gjitha simptomat e mundshme që mund të ketë një peron i prekur me COVID-19. I jam drejtuar Klinikës Infektive. Ma kanë bërë testin në mënyrë shumë korrekte dhe me shpejtësinë e duhur dhe kam rezultuar negativ”.
Elezaj thotë se per rreth pesë ditë është trajtuar e më pas i është kthyer normalitetit./Tv Malisheva