Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka këshilluar qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe pas lehtësimit të masave.

Në një postim në Facebook, diplomati italian ka thënë se distanca sociale dhe higjiena personale janë më se të nevojshme për të shmangur valën e re të virusit.

Postimi i plotë:

Me krenari njoftova ekipin e Ushtrisë në vizitë nga Italia me ministrat Arben Vitia, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Spitalit Universitar Basri Sejdiu.

Tani duhet të respektohet distanca sociale dhe higjiena personale për të shmangur valën e re të viruseve. Vendosja e maskave në publik është akt mirësjelljeje dhe respekt për ata që janë më të ekspozuar!/ Tv Malisheva

Share.