Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetutës, lidhur me dekretin e tij për mandatitimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ai ka thënë se ka qenë i bindur se çdo hap që ka ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe thotë se i vjen mirë që e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që ta respektojnë këtë vendim.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH

Share.