Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritur dhe se i është përgjigjur situatës politike të krijuar pas mocionit të qeverisë.

“Ky vendim duhet të respektohet nga të gjithë. Besoj që shpejt do ta kemi qeverinë e re’, tha Gjini në RTV Dukagjin.

Ai pret që ky vendim të respektohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje

Share.