Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se është shqetësuese se si po heshtë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar të zyrtarëve të VV-së në dhomën e përgjimeve në PTK.
Nitaj theksoi se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani duhet të jetë në shërbim të mbrojtjës së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit.
“Ajo si kryeparlamentare, ka nje pergjegjesi politike te vihet ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te qytetareve qe garantohen me Kushtetuten e Shtetit” ka shkruar Nitaj në profilin e tij në facebook.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Eshte shqetesuese heshtja e Kryeparlamentares se Kuvendit te Kosoves lidhur me pretendimet per hyrjen e paautorizuar ne departamentin e pergjimeve brenda Telekomit te Kosoves, veprim qe cenon rende te drejtat dhe lirite e qytetareve dhe sigurine e shtetit, ndersa gjen kohe te reagoje per te gjitha zhvillimet qe mbeshtesin qendrimin politik te LVVs
Ajo si kryeparlamentare, ka nje pergjegjesi politike te vihet ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te qytetareve qe garantohen me Kushtetuten e Shtetit.
E ka per detyre, qe te pakten te kerkoje hetim per alarmin e ngritur se dikush po e “spiunon” kete popull!