Mot i freskët, jostabil dhe kohë pas kohe me rrebeshe shiu mbetet deri nga mesi i javës së ardhshme.
Kështu bën të ditur Prishtina Weather, ku sipas tyre temperaturat minimale do të sillen mes 6 7 gradë, kurse ato maksimale deri në 18 gradë, transmeton portali arbresh.info.
29.05.2020 – Moti jostabil dhe më i freskët që po mbretëron këto ditë, do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës si dhe ditëve të para të javës së parë të muajit qershor. Kohëpaskohe do të ketë rrebeshe shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave si dhe më shumë intervale me diell.
30.05 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë.
31.05 – Freskët, kryesisht vranët. Kohë pas kohe me rrebeshe shiu.
1.06 – Mbetet freskët, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe me rrebeshe shiu.
2.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
3.06 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe me rrebeshe shiu.
Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.