Gjatë ditës së sotme, edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës.
Tv Malisheva në bazë të burimeve të saj, ka mësuar se i prekuri (emër i njohur për redaksinë), kishte qëndruar për 8 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në ditën e 8 ishte liruar, pasi kishte rezultuar negativ në testin e parë.
Poashtu, pas 7 ditësh nga lirimi prej karantinës, i infektuari kishte rezultuar negativ. Ndërsa në testin e bërë mbrëmë, ai ka rezultuar pozitiv me virusin Covid19.
Tv Malisheva mëson se i infektuari ishte kthyer në shtëpi para 7 ditësh, dhe gjatë kësaj kohe, përveç familjarëve kishte pasur kontakte të shumta me persona tjerë.
Tv Malisheva nga burimet e saj ka mësuar se pas lirimit të masave, i infektuari ka pasur kontakte me shumë persona në Malishevë, Prishtinë e më gjerë.
Pas pak minutash, do të jemi drejtëpërdrejtë nga Prishtina me të infektuarin dhe familjarët e tij, pasi të njëjtit janë duke kërkuar që të ritestohen në Prishtinë./ Tv Malisheva