Mërgimtarët nga Kosova kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë krijuar kolona të gjata në tunelin që lidhë Slloveninë me Austrinë. Sipas tyre kolona është e gjatë mbi 6 kilometra.

Dje një numër i madh i mërgimtarëve kanë dalë nga Kosova, duke mos pasur fare problem ani pse kufijtë janë mbyllur me shtetet e rajonit. Mërgimtarët po shfrytëzojnë kufirin e Merdares, e më pas për të ndjekur rrugën Serbi-Kroaci-Slloveni-Austri, rrugë kjo që i dërgon në shtetet tjera perëndimore ku ata jetojnë.

Mirëpo ka edhe të tjerë që po vijnë nga Gjermani, Austria e vendet e tjera për në Kosovë, duke ndjekur thuajse rrugën e njëjtë.Ata që po vijnë sot për në Kosovë kanë raportuar diçka që është e çuditshme tani për tani në këtë kohë të pandemisë. Mërgimtarët kanë njoftuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’ se kolona për të hyrë nga Austria në Slloveni është rreth 9 kilometra/Tv Malisheva

Share.