Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Artanës.
Limaj ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe minatorët për këtë humbje të madhe.
“Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejme me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Limaj në”Facebook”.
Postimi i Limajt:
I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.
Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.
Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën.
Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë.