Dezinfektimi që nisi në dhjetor në objektet arsimore të Ferizajt, po vijon edhe tash.

Nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës, tashmë janë dezinfektuar 12 objekte shkollore, për të vijuar ditëve në vijim në të gjitha objektet shkollore të Ferizajt.

Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, tha se nga e hëna pritet të fillojnë mësimin klasat e nënta si dhe nga 15 qershori edhe maturantët, me qëllim të përgatitjes për Testin e Arritshmërisë dhe të maturës./ Tv Malisheva

Share.