Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani nuk i ka dhënë fjalën kryeministrit Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit.
Me të përfunduar fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kryeministri Hoti shihet se e ngrit dorën për të marrë fjalën, por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani fjalën ia kalon deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
As më vonë fjala nuk i kalon kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti./ Tv Malisheva