Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se ata që hyjnë në Kosovë nga e hëna nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, njofton Klan Kosova.
Ai deklaroi se pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë tu bëhet një kontroll i detajuar.
“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjell situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”.
“IKSHPK rekomandon si më poshtë:
Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve
Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.