Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se SHBA-ja e mbajti premtimin, pasi që me të hequr reciprocitetin ndaj Serbisë, riaktivizoi fondet për Kosovën.

Mustafa ka lavdëruar Hotin duke thënë se përmes një qeverie të përgjegjshme u rikthyer miqësia, besimi dhe partneriteti me SHBA-në dhe BE-në.

Ndërsa ka akuzuar indirekt Kurtin, duke thënë se MCC nuk u brengos për elegjitë popullsite.

Ky është postimi i Mustafës:

SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.
Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.
Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.
Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik. IM

Share.