Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 111 raste të reja me Covid-19, gjashtë të shëruar dhe dy të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 854 testime të realizuara, në Shkup janë regjistruar 63 raste të reja, Kumanovë 11, Shtip 12, Tetovë 8, Veles tre, Ohër një, Gostivar tre, Kriva Pallankë një, Koçani nëntë raste.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë një paciente nga Struga në moshën 53- vjeçe dhe një pacient nga Prilepi në moshën 80-vjeçe.

Pacientët e shëruar janë nga Prilepi, Tetova dhe Manastiri. Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 shkon në 3025, prej të cilëve 1646 janë shëruar kurse 153 kanë vdekur. Për momentin, janë 1.226 raste aktive me koronavirus.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 36.325 testime./AlsatM/

Share.