Korporata e sfidave MCC ka zhbllokuar fondin prej 250 milionë dollarësh për Kosovën.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri ka komentuar zhbllokimin e këtyre fondeve nga MCC.
Ai në një postim në Facebook ka ripërsëritur fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Postimi i plotë:
“Shtëpia nuk mbahet pa miq” thoshte Presidenti Historik Ibrahim Rugova.
Kjo u vërtetua gjatë ditës së djeshme kur Korporata e sfidave MCC, ka zhbllokuar fondin prej 250 milionë dollarësh për Republikën e Kosovës. Nuk ka zyrtar shtetëror, i cili guxon as tani dhe as në të ardhmen t’i dëmtojë raportet tona me SHBA-të, sepse miqësia jonë është e shenjtë.
Ndryshe, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.
Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së është udhëhequr nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Pas përfundimit të mandatit të saj, zhvillimi i programit të MCC-së i është bartur Qeverisë së Kosovës.