Nju Jorku ka hequr orën policore të vendosur për të shuar trazirat civile mbi vdekjen e George Floyd, pas një nate protestash kryesisht paqësore, tha sot kryebashkiaku të dBill de Blasio.
“Qyteti i Nju Jorkut shfuqizon shtetrrethimin, dhe ai hyn në fuqi menjëherë. Dje dhe natën e kaluar ne pamë më të mirën e qytetit tonë,” ka shkruar De Blasio në Twitter.
Një shtetrrethim u prezantua në të gjithë Shtetet e Bashkuara rreth një javë më parë, pasi një video tregoi një afro-amerikan të paarmatosur duke vdekur gjatë një arrestimi nga policia në Minesota, duke shkaktuar protesta masive të përditshme.
Los Anxhelos dhe Uashingtoni, dy qytete ku protestat u bënë të dhunshme javën e kaluar, tashmë kanë hequr shtetrrethimin. Shumica e qyteteve i ndjekin ato.
Ora policore në Nju Jork është në fuqi nga ora 8 e mëngjesit dhe është dashur të zgjasë deri të dielën.
Ndërsa shumë protestues kundërshtuan shtetrrethimin mbrëmjen e së shtunës, media lokale raportoi se policia e Nju Jorkut kishte lejuar që protestat të vazhdojnë dhe se nuk kishte incidente të dhunshme ose arrestime masive.
De Blasio vendosi orën policore në qytetin prej 8.6 milionë banorësh disa ditë më parë, shkaku i vandalizmit, plaçkitjeve dhe zjarrvënieve.