Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19, janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore. Ndërsa janë shëruar 43 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1208 testime të realizuara, 136 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe atë Shkup-80, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-3, Tetovë-24, Strugë-1, Veles-3, Ohër-5, Gostivar-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Kërçovë-1, Resnjë-4 dhe Negotinë-1.

Janë shëruar 43 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 8 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5450, prej të cilëve 2091 janë shëruar kurse 259 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Aktualisht në vendin tonë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri./Tv Malisheva

Share.