Numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet në mbarë botën. Sipas një raporti të Reuters të dielën numri i kaloi 10 milionë të infektuar dhe duke marrë jetën e pothuajse 500 mijë njerëzve.

Me hapjen e vendeve, autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje se virusi nuk është largaur. Shqetësues është fakti që në sezonin e vjeshtës parashikohet të rritet transmetueshmëria e virusit, e cila do të sillte numër shumë më të lartë infektimesh dhe vdekjesh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të infektimve dhe vdekjeve. Në SHBA janë raportuar mbi 2.5 milionë raste, ndërsa besohet se mund të jenë të infektuar rreth 20 milionë persona. Aktualisht në shumë shtete të SHBA-së ka ngecur procesi i hapjes për shkak të numrit të lartë të rasteve që u raportuan javën e fundit.

Pas SHBA-së renditen Brazili dhe Rusia për numrin e rasteve. Në Evropë, Britania e Madhe ka numrin më të madh të vdekjeve/TvMalisheva

Share.