Dy policë kanë mbetur të plagosur në Orikum, pasi kanë humbur drejtimin e mjetit me të cilin po udhëtonin. Efektivët e policisë po lëviznin me një motor të forcave “Shigjeta” në momentin që mjeti ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të motorit. Është mësuar se dy policët e plagosur janë nisur me urgjencë për në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share.