Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë dhe shpallja e fituesit në kohë rekord kanë nxjerrë në pah problematikat e theksuara të procesit të adiministrimit zgjedhor në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, kreu I KQZ, Klement Zguri I ka bërë apel Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marrë masa e të rregullojë njëherë e më parë problematikën e numërimit të votave.

Sipas Zgurit, Kosova tregoi qartë se në Shqipëri ka dështuar si menaxhimi ashtu dhe administrimi I proceseve zgjedhore.

“Është i vërtetë konstatimi juaj që në Kosovë votat numërohen në qendrat e votimit. Nuk është diçka e panjohur për ne. Edhe më parë Shqipëria e ka aplikuar këtë sistem, ku votat numëroheshin në qendrat e votimit. Ndërkohë ligjvënësi ka gjykuar dhe arsyetuar se një sistem tjetër mund të ishte më i pranueshëm për kontekstin e vendit tonë. Por dua të them se duket qartësisht që menaxhimi dhe administrimi, mënyra sesi bëhet te ne duket se ka dështuar, qoftë edhe për këtë fakt. Ajo që mendoj dhe sugjeroj është që i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore që sa më shpejt të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura në mënyrë që të gjitha defektet që janë vënë re në proceset zgjedhore të mund të korrigjohen dhe të kemi një nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë.”

Share.