Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, është duke zbatuar projektin ‘Empower – Engage – Build Ownership’.

Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti ka për qëllim të mbështesë OJQ-të lokale/ OSHC-të, për të zbatuar projekte dhe iniciativa të organizuara në Kosovë në një nga tre fushat tematike: Mbrojtja e Mjedisit, Energjia e Gjelbër dhe Rritja e Qëndrueshme e Ekonomisë/Ekonomia Qarkore.

Për t’iu ofruar më shumë detaje rreth procesit të aplikimit, ne po vijmë afër jush! Andaj, ju ftojmë të jeni pjesë e sesionit informativ në Prizren, më 10 Tetor 2019, në Kino Lumbardhi, nga ora 11:00.

Për më shumë informata, klikoni: http://balkangreenfoundation.org/eu/

Share.