Sot në kuadër të xhiros së 30-të, do të zhvillohen katër ndeshje në Superligën e Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli do të jetë nikoqire e Ballkanit, skuadër e cila po lufton për titull kampion, shkruan GazetaSheshi.

Djelmoshat e Ismet Munishit do të kërkojnë fitore për të shfrytëzuar barazimin e Dritës dhe për të ngushtuar diferencën e pikëve vetëm në tri.

Analizuar formën e dy skuadrave në shtatë xhirot e fundit pas pandemisë koronavirus. Feronikeli ka bilanc prej tri fitoreve, një barazim dhe tri humbje, kurse Ballkani ka katër fitore dhe tri barazime.

Ndërkaq, në përballje direkte në kuadër të Superligës, Ballkani ka fituar të dy ndeshjet 3:1 në Suharekë dhe 2:0 në Drenas. Këto dy skuadra janë përballur edhe në Kupën e Kosovës ku ekipi ‘xhebsave’ ka kaluar në finale pasi në ndeshjen e dytë në ‘Rexhep Rexhepi’ ka nxjerrur një barazim 1:1, aq sa i ka mjaftuar djelmoshave të Ismet Munishit për të prekur finalen e madhe.

Takimi i sotshëm do të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Share.