Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga dje kanë filluar kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.

Janë 204 nxënës fitues të këtyre garave që do të jenë pjesë e kampit kreativ nga 29 komuna të Kosovës vetëm për klasat VI, VII, VIII dhe IX. Në kuadër të kampit kreativ, në grupin e parë rreth 100 nxënës nga komuna e Deçanit, Junikut, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës dhe Klinës po qëndrojnë në Brod të Dragashit.

Sot nxënësit e filluan ditën me njohjen e njëri-tjetrit dhe me aktivitete tjera relaksuese. Më pas, meqë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, nxnësit u ngjitën nëpër bjeshkën e Brodit ku shijuan pamjen e bukur të natyrës.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit nxënësit janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, Policisë së Kosovës, mësimdhënësve si dhe stafit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përgjatë ditëve në vijim do të organizohen aktivitete ku nxënësit do të kenë mundësi të socializohen ndërmjet vete dhe të shkëmbejnë eksperienca të ndryshme si dhe të shfaqin talentet e tyre.

Në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 kishin mundësinë të përfshihen në garë. Nga këto gara, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan janë shpallur 44,723 fitues të cilët tashmë kanë filluar t’i marrin shpërblimet e tyre.

Fotografia e Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Share.