Një lokal ka organizuar dasmë në fshatin Sallmone të Durrësit, pa iu përmbajtur rregullave të distancimit fizik, më ç’rast ka ndërhyre policia e shtetit e cila ka gjobitur pronarin e lokalit me 1.000.000 lekë

Gjithashtu, një 45 vjeçar në kumtesën e policisë, thuhet se është gjobitur për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Policia këto aksione po i ndërmerr për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të COVID-19 duke vendosur gjoba për ata që nuk e respektojnë protokollin e sigurisë

Siç dihet kjo pandemi ka paralizuar shumë edhe lokalet dhe restorantet ku mbahen dasmat dhe nuk lejohen organizime ku mblidhen qytetarët dhe ku nuk respektohet distanca fizike.

Me këtë rast, policia ka zbatuar masa për t’iu shqiptuar dënime pronarit të lokalit për mos respektim të distancës dhe një shtetasi me inicialet H.J për prishjen e qetësisë publike.

Share.